(FOTO: Laura Ingraham, e zgjedhur si sekretare për shtypin nga Presidenti Trump)

 

Po flasim rreth Laura Ingraham, e cila “në mënyrë efekte i shkon rolit” të sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë- po shkruan media amerikane. Ajo është mes zgjedhjeve të fundit e Trump për administratën e re.

Laura është e favorizuar nga shumë konservatorë. Ajo ka aq pak lidhje, madje shumë pak, me “mainstream media” e cila gjatë zgjedhjeve presidenciale që sapo kaluan manifestoi dështimin në falsitet.

Ingraham realisht beson, pa dyshim, te Trump. Ajo ka shprehur interesin  e  saj të thellë dhe ka ofruar kapacitetet e saj për të shërbyer në politikat e Trump qysh javë më parë. Gazeta “Politico” shkruan se ajo e çmon pozicionin e saj.

“E kam njohur Donald trump prej kohësh- tha Laura- dhe kemi qenë miq prej kohësh dhe po pres të bisedoj me të”, tha ajo për Fox News të martën në mëngjes.

“Në qoftë se vendi yt të thërret, në qoftë se Zoti ta hap këtë derë, ju duhet ta çmoni seriozisht. Në qoftë se unë mund të bëj diçka, nuk ka shans të them jo. Në qoftë se mendoj se mund ta bëj, atëherë vërtet e bëj”, thotë Laura.

Laura Ingraham ka pikëpamjen e saj mbi eksperiencën e  fundit të mediave mainstrem.

“Media e re ka harxhuar kohë të pafund dhe burime të shumta për të zbuluar ngjarjet në Benghazi, hetimet e FBI, WikiLeaks dhe të korruptuarin departament të Drejtësisë”- tha Laura.- Asgjë nga këto nuk do të kishin dalë në dritë sikur të mos ishte Median e re. ABC, NBC, The Washinton Post janë më keq se të mos ishin. Ne tani na duhet të qeshim me to”.

/Veritas.com.al/