Salvini si Pasolini. Herezi? Jo. U bënë “te mira artistike dhe historike” (siç) dhe ishin ” Arte te bukura”; u bë “realizim” dhe ishte “kënaqësi”.
Ishin vende, vila, kështjella, pallate: u bënë ” location”. Kështu është çoroditur gjuha, duke e barbarizuar, ç’humanizuar, burokratizuar. Përse burrat janë gangrenizuar, frikësuar, skllavëruar nga radaret e shpejtësisë, ne nevoje për roje. Dhe gati për t’i përkulur kokën jo pushtetit politik, të vdekur, por burokracisë, në dukje neutrale, tinzare, rraskapitëse. “Patenta me pikë” si “kreditet” shkollore. Fjalë te vdekura, pa shpirt, të lidhura me vizione materialiste.
Tani sulmojnë “babanë” dhe “nënën”, për t’i bërë ata, në emër të vdekjes dhe famëkeqes barazi gjinore, “prindi 1” dhe “prindi 2”. Frikacakë. Jo dashuria e nënës, por akti seksual. Djali im më quan “prind”, duke më konsideruar një baba të keq. Jo baba me zgjedhje, thjesht prind. Ai ka të drejtë. Por një ministër-baba, më në fund, nuk është dakord .Nuk pranon të jetë i poshtëruar në ndjenjat e tij. Të thirret nga djali i tij: «Genù!».Tmerr.
«Në web sitin e Ministrisë së Brendshme, në formularët për kartën e identitetin, janë prindi 1 dhe prindi 2. E modifikova, duke rivendosur nëna dhe babai». Pasolini do të kishte bërë të njëjtën gjë.
Qe mos na bëjnë t’i thërrasim “detit” – “mbajtës uji” dhe “qiellit” “hapësirë ajrore”. Nga poezia në prozë, hapi është i shkurtër.
Veritas.com.al/