Nga: Laert Skiro/

Deri tani është thënë shpesh se në Kuvendin e Shqiërisë të periudhës post- diktaturë, çdo legjislaturë zgidhen me dorë spiunët dhe konspiracionistët e periudhës së diktaturës. Kjo vallë zëri ngrihet sa herë afrohen zgjedhjet parlamentare, ose sapo kalojë zgjedhjet dhe kompozohet Kovendi.

Edhe kësaj here kështu ndodhi.

Janë publikuar- me të drrejtë a pa të drejtë- dhjetra psudonime të përdorua gjatë regjimit të spiunimit komunist, për anëtaë të Kuvendit. Tani u harruan, brenda një muaji.

Ndosh një fenomen: Ndërsa deri në njëfarë stadi, këta që bëjnë konspiracionin numërohen me gisht, ka ardhur një stad tjetër që shumica e deputetëve merren me kosnpiracion. Jo pse kanë qenë pjesë e shërbimit të diktaturës së kaluar, por sepse janë sot pjesa që mbart fjalë nga jashtë në sallën e Kuvendit, ose nga telefonat celulat, ose nga thashethemet, ose çfarë më tha një mik. Të gjitha mbarten dhe hidhen në sallën e Kuvendit, domethënë në sy të popullit që ka zgjedhur deputetët.

Më e fundit ishte dita sot.

Kryetari i PD- sipas mediave në Kuvend- hodhi një “bombë”. Ai u ngrit dhe i kërkoi socialistit që është nga zona e Elbasanit: “Pa më thuaj me cilin udhëtove dje drejt Elbasanit… Ke udhëtuar, por pse ke udhëtuar?”. Çfarë ‘ushqimi’ për shtresat e ulta të shoqërisë! Asnjë vlerë tjetër nuk ka. Sepse deputeti që dekonspiro, në fakt nuk tha asgjë. Dikush i ka shkruar në telefon: “pa pyete atë qen ku ishte dje në Elbasan?”. E gjithë intriga mund të reduktohet në një fakt: Dikush ka parë makinën e atij socalistit deputet të ndaluar duke blerë zarzavate në Qafë Krrabë, dhe ky e sjell në Kuvend si ‘konspiracion’. Por asgjë më shumë nuk di dhe asgjë më shumë nuk vlen.

Ky është kthyer në trendi në Kuvend.

Jo  duket, por vërtet po ndodh që Kuvendi mblidhet një herë në javë për të mbledhur fjalë se çfarë ka thënë dikush e çfarë ka nxitur dikush tjetër. Në Kuvend vijnë informacione të pasakat; prej fillimit të pasakta, dhe ky është krim parlamentar.

I bie, që në pak vitet e ardhshme, me zhvllimin e teknologjisë kibernetike, të mbylet salla e Kuvendit, dhe në vend të deputetëve të mblidhen vetëm telefonat e tyre celular. Ata merren e zbërthehen dhe kështu mbaroi Kuvendi.

Telefonat dhe korentet ‘denoncojnë’ mijëra vepra të liga, por pa thënë ndonjë gjë të vërtetë, as të kompletuar. Si përshembull:

“Cilët janë shkaktarët e krimit në Elbasan?.. Pa përgjigje. Kush po e trazon Elbasanin, ja tu tregoj?… Asnjë fakt ose emër. Cilët politikanë të PD janë parë duke hyrë në shtëpinë e atij socialistit? “Ja cilët”. Por përsëri asnjë emër… Ku po shkonte makina e deputetit atë ditëne drogës? Hë tregojëni se e treguam… Asnjë provë…’

Kuvendi, nga përfaqësues i qytetarëve, sapo zgjidhet kthehet ‘konspiracion’ fals dhe del nga roli i përfaqësuesit.

Veritas.com.al/