Skema që realizoi Policia pas mbytjes në Ksamil të adoleshentes Kseniya Ryok, erdhi duke u formësua deri në pikën që përfundimisht policia doli me përfundimin se “vajza ruse është vrarë me mjete lundruese” dhe pastaj është mbytur.

Por askush nuk i doli për zot aktit makabër.

Polica mblodhi të gjithë mjetet lundruese që lëvizin në zonë, si dhe drejtuesit e tyre. Njëri mungonte. Pastaj ai që mungonte, doli se e kishte fshehur mjetin e tij lundrues. Pse e fshehu?- shtroi pyetjen policia

Pastaj në skaf u gjetën disa fije floku, që me sa duket i përkasin adoleshentes së vrarë…

Ky i dyshuar tani ndodhet në duar të Policisë.

Ermal Fataj lindur në Fier dhe banues në Ksamil është i dyshuari për ngjarjen tragjike të një dite më parë kur humbi jetën një adoleshente ruse.

Ai ka një motor uji që bën transportin e turistëve në ishujt e Ksamilit dhe dyshohet të ketë aksidentuar adoleshenten ruse që pushonte  në Ksamil me familjen e saj.

Burime nga policia thonë se Fataj e mohon të ketë qenë ai personi që ka goditur vajzën ruse, por hetuesit kanë gjetur në helikën e skafit flokë, të cilat po i nënshtrohen analizave për të vërtetuar nëse janë të adoleshentes ruse Kseniya Ryok apo jo.

Raportohet se pak pas ngjarjes Ermal Fataj tentoi ta fshihte skafin, por u zbulua nga policia. Hetimet vazhdojnë.

Veritas.com.al/