Konfirmohet shumë e saktë e parave të grabitura në Rinas më 9 prill. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” së bëhet fjalë për 6 milionë euro që janë grabitur.
Kjo shumë konfirmohet nga 3 bankat e nivelit të dytë në deklaratat e tyre për prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht u aludua se ishin 10 milionë euro të grabitura.
Pak minuta pas grabitjes, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj. Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar:
Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.
Veritas.com.al/