Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë, për ndërtimet pa leje, ku u arrestuan drejtues dhe punonjës policie të dyshuar për bashkëpunim me shkelës të ligjit.
Në një reagim në Facebook, Lamallari theksoi se në Policia e Shtetit nuk ka dhe nuk do të ketë vend për persona që abuzojnë me detyrën apo bashkëpunojnë me elementë kriminalë.
Ai përshëndeti operacionin e realizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke e cilësuar si një provë të vullnetit për pastrimin e radhëve të policisë nga elementë që cenojnë ligjin dhe besimin e qytetarëve.
Komente