Joshës i pakontrolluar, shkrimtari amerikan ishte një bashkëshort i llahtarshëm. Naomi Wood bën në librin e saj të fundit një portret të mprehtë të katër grave me të cilat ai u martua dhe që e deshën këtë gjahtar zemrash.

Nga Florence Noiville

LE MONDE

Korrik 1961. Në  Idaho, Ernest Heminguej i mbyll ditët me çifte në dorë duke gjuajtur rosa. Shtatë vite më herët  –  në 1954, viti kur mori Nobelin për letërsinë  –, ai qe shpallur gabimisht i vdekur në një aksident ajror ndërsa e kish ndjekur me shumë sportivitet nekrologjinë e tij në gazetat amerikane. E përshkruanin siç e shihnin rëndom: një shkrimtar jashtë normave që kish bërë një jetë të mrekullueshme bohemi në Paris, një kampion boksi, një gjahtar me nam që ia kalon peshkatari në det të hapur, një burrë i shkëlqyeshëm fundja, i cili futi në shtrat disa femra të famshme dhe u martua me katër gra, të gjitha të peshkuara në rrjetën e tij falë buzëqeshjes së tij shkatërrimtare dhe karizmës së tij të çmendur.

«Konfederata e ish-grave»

Këtij stereotipi të fundit i rikthehet Naomi Wood. Duke zgjedhur të interesohet për atë që e ajo e quan «konfederata e ish-grave», katër «Znj. Heminguej», shkrimtarja britanike nuk mjaftohet vetëm të shpjegojë se përse ky joshës i pandreqshëm, i brejtur nga vetëvrasja e të atit dhe nga një ndjenjë vetmie torturuese, nuk arrinte ta frenonte dot veten të mos martohej me gratë me të cilat binte në dashuri.

Ajo eksploron sidomos «si ishte të jesh gruaja e Heminguejit».

Të jetosh në rrezen e dritës së tij po ashtu edhe nën hijen e tij. Ajo tregon se «secila prej tyre do ta ketë dashur siç përqafohet një besim apo një doktrinë». Dhe se si ky besim ka vepruar mbi to, në të mirë por më tepër në të keq.

Si një tortë, libri i Wood-it ndahet në katër pjesë.

Secila prej tyre i kushtohet një prej bashkëshorteve, një vendi, një epoke. Akti i parë luhet nën diellin e Côte d’Azur, në 1926. Pesë vjet më herët, në jetën e shkrimtarit ka hyrë e ëmbla dhe bujarja Hadley Richardson. Me djalin e tyre të vogël, Bumby, ata bëjnë në Paris një jetë të ngjashme me një «argëtim të përjetshëm».

Hadley dhe Ernesti ushqehen me vezë të skuqura pëllumbash, që ai i gjuan në kopësht…

Veritas.com.al/