Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare regjisori i njohur Kristaq Mitro.

Laljmi është konfirmuar për mediat nga familjarë dhe miq të Mitros.

Ai lindi në Vlorë në 1 dhjetor të vitit 1948.

Mitro ishte nderuar me titullin Artist i Merituar dhe njihej si një njeri i nderuar gjithashtu një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore.

Regjisori kishte shkuar ne Itali pranë të bijave, për një ndërhyrje për probleme shëndetësore që kishte (një formë parkisoni), ku edhe në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka humbur jetën. Mitro pritet të përcillet me homazhe në Tiranë, pas rikthimit në vend.

Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë , në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan kineasti Mevlan Shanaj.

“Një lajm i trishtë! Ndahet nga jeta një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare Kristaq Mitro! Ngushëllime familjes dhe të gjithë kineastëve shqiptarë që e kanë pasur mes tyre si një njeri të shquar”, shkruan Abaz Hoxha, kryeinxhinier në ish-Kinostudio.

Mitro, një nga regjisorët më të njohur të kineamtografisë shqiptare, ka punuar bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj në disa prej filmave më të mirë shqiptarë si: Dimri i fundit (1976), Nusja dhe shtetrrethimi (1978), Liri a vdekje (1979), etj.

Disa nga filmat e Krista Mitros

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)