WASHINGTON (AP) — Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban mbi rizgjedhjen e fundit në krye të qeverisë.

Shtëpia e bardhë thotë se Trump ka folur të Shtunën me liderin e Hungarisë, të njohur për pikëpamjet e tij të vijës së ashpër mbi emigracionin dhe kritikën ndaj investitorit dhe aktivistit politik, George Soros.

Shtëpia e Bardhë thotë se, gjatë bisedës së tyre, Trump dhe Orban diskutuan mbi nevojën për kufij të fortë mes shtetesh. Ata diskutuan edhe mbi samitin e fundit të Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Veritas.com.al/