Sergio Marchionne vdiq, vendimi zemërthyer i familjareve: si do të bëhet përshëndetja e fundit

Ishte një njeri shumë i rezervuar, Sergio Marchionne. Dhe sot qe ai vdiq, 66 vjeç pas një sëmundjeje të rrufeshme, të dashurit e tij kanë zgjedhur një lamtumirë ‘të maatur, larg nga telekamerat. ‘

Ish-CEO i Fiat Chrysler qe aq i ekspozuar në gazeta dhe TV, 24 orë në 24 dhe 7 ditë në 7, për të ruajtur me xhelozi ndjenjat e tij dhe privatësinë e tij jashtë punës.

Nga ana tjetër, ai e pranonte, “Kam paguar një kosto shumë të lartë” për t’u bërë jo vetëm kreu i FCA, por edhe menaxheri më i urryer dhe më I respektuar në Itali’ (dhe sigurisht italiani më i fuqishëm në botë).

Edhe për këtë arsye, për të respektuar stilin e jetës se tij shumë larg nga shkëlqimi dhe zhurma e thashethemeve, partnerja i tij Manuela Battezzato dhe djemtë Alessio Giacomo dhe Jonathan Tyler, të cilët kishin ardhur në spital, kane vendosur për Marchionne një ceremoni funerale rigorozisht private. “Asnjë homazh në Lingotto”, shpjegon Sky Tg24, dhe “asnjë ceremoni publike”. Pra, kështu shkon ai qe gjithmonë dhe vetëm ka folur përmes fakteve.

Veritas.com.al/