Mjeku i shquar Shahin Kadare u nda nga jeta pas një beteje disa vjeçare me një sëmundje të rënde, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në fushat të cilave i dedikoi vite të tëra përkushtim.
Njoftohet se ceremonia mortore do të bëhet nesër në oren 12:00, ku do përcillet për në banesën e fundit nga shtëpia e funeralit “Alba 2000”.
Ndërkohë, sot nga ora 15:00 deri në oren 20:00 dhe nesër nga ora 8:00 deri ne 12:00, të afërmit do të jenë aty për të pritur ngushëllime para se t’i jepet lamtumira e fundit.
Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë duke marrë vlerësime nga më të lartat.
Ikja e tij është një ditë zie për mjekësinë shqiptare e cila humbi një prej aseteve të saj, boshllëk i cili do të ndjehet gjatë.