
Meqë mandatin nuk mund ta gëzojë dot vetë të paktën ta mbajë brenda partisë së tij. Një ditë pas zyrtarizimit të divorcit, Lapaj është i vendosur të hakmerret ndaj Shabanit.
E treta e listës së mbyllur të Tiranës kërkon nga KQZ mandatin. Me këtë lëvizje Lapaj po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.
Duke e detyruar të tërheqë gjithë familjarët e vete dhe ti lerë mandatin atij.
Telenovela verore Lapaj-Shabani nuk ka të mbaruar. Kësaj radhe, Adriatiku ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën monedhë aleatit të tij.
Një kandidate, e treta në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë ekzaktësisht atë që bëri daja e Endrit Shabani, Zeqir Kordhoni.
Kleana Xhuveli kërkon nga KQZ ti revokojë dorëheqjen e ti japë mandatin e vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
Por kjo është lëvizja e dyfishtë e Lapajt.
Nga njëra anë, pas veprimeve të Shabanit dhe dajos së tij, Lapaj po kërkon që me çdo kusht mandati ti mbetet partisë së tij, nga ana tjetër ai po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.
Tashmë nga Zeqir Kordhoni, steka në listën e mbyllur është ngritur tek dy kandidatët e parë. E para është Ana Dajko, familjare e Lapajt, kurse e dyta, Livia Stavri, partnerja e Endrit Shabanit.
Pra Lapaj pas kësaj lëvizje, po detyron Shabanin të bëjë dy zgjedhje, pas dajos, të detyrojë edhe partneren të bëhet deputete, ose në të kundërt të tërheqë gjithë familjarët e tij e ti japë mandatin Lapajt.
Ose në fund do të jetë Ilirjan Celibashi që do të vendosë. Kur mendoi se u nis me pushime pasi mbylli hesapet me të vjetrit, do i duhet ti ndalojë pak kohë për të rinjtë.
Komente