Nga Emanuel Ringot/

Çfarë kanë të përbashkët Coco Chanel, Estee Lauder dhe Motër Emanuela? Një ndjenjë të fortë leadershipi dhe një “karrierë” verbuese. Ja tre mësime të frymëzuara nga këto gra të suksesshme.

Në veprën e tij “Çokollatat e menaxhimit / 52 histori lidershipi për t’u shijuar” (Les chocolats du management / 52 histoires de leadership à déguster), Yvan Gatignon zbulon permes rrëfenjave nga jeta e tyre, tiparet karakteriale të njerëzve që ia kanë dalë të lënë vulën e tyre në historinë e njerëzimit. 

Ndër këta mjeshtra të lidershipit, kemi përzgjedhur tri gra me fate jashtë të zakonshmes, të cilat, falë forcës së karakterit dhe aftësive drejtuese, ia kanë dalë të ndryshojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

 Guximi i Coco Chanel

Displaying coco-chanels-leadership-reussite-femme-dinfluence.jpg

Ajo që ka shënjuar shekullin XX me talentin e saj si krijuese e modës, u bë e famshme sidomos falë guximit të saj! Në të vërtetë, ndërsa profesionistët dhe gazetarët e kohës e shihnin me dyshim idenë e saj, rrobaqepësja e re nis krijimin e një parfumi dhe del “N°5”. Brenda një kohe fare të shkurtër, parfumi bëhet aksesor i modës së “vajzave-çuna që dalin, tymosin, i japin makinës dhe vishen me fustan mbi gjunjë”. 

Bilanci? N°5 do t’i sjellë Coco Chanel-it 15 milion dollarë, ose më shumë sesa të gjithë të ardhurat e saj nga karriera si rrobaqepëse. Guximi i saj u shpërblye dhe ajo u bë që atëhere, një nga vlerat themelore të sipërmarrjes.

 Arti i negociatave i Estée Lauder

Displaying estee-lauder.jpg

Nëse sot Estée Lauder është një nga pasuritë më të mëdha të Amerikës, historia e saj pjesën më të bukur ia dedikon artit të negociatave. Në të vërtetë, me gjithë influencën e saj, Estée Lauder nuk zotëron asnjë nga pikat e saj të shitjes: “produktet e saj shpërndahen vetëm në dyqanet e mëdha, me të cilat ajo negocion kushte drastike”. Pas 70 vjet ekzistencë, marka vazhdon të shpërndahet në dyqante më të mëdha në mbarë botën: Neiman Marcus në Dallas, Harrods në Londër apo edhe në Galeritë Lafayette në Paris.

Bilanci? Suksesi dhe perandoria e Estée Lauder-it bazohet vetëm në fuqinë e saj bindëse dhe në forcën e saj negociuese. Dy të dhëna të domosdoshme për t’u bërë lider i zoti, sipas një raporti të World Economic Forum të 2015-ës.

 Lidershipi nuk ka moshë – Motër Emanuela

Displaying soeur-emmanuelle-dos.jpg

Për herë të parë Motër Emanuela u ngrit në përgjegjësi në moshën e pensionit. Provë që lidershipi nuk ka moshë dhe se eksperienca nuk është në asnjë rast pengesë për suksesin. Pas më shumë se 40 vjet përkushtim ndaj Kishës prej punonjëse dhe edukatore, Motër Emanuela themelon një bashkësi për t’u ardhur në ndihmë grumbulluesve të mbeturinave të Kajros. Pas njëzet vjetësh, ajo ka shpëtuar me mijra familje nga mjerimi.

Bilanci? Nuk ka moshë për të qenë i suksesshëm as për t’u bërë lider dhe për të marrë përgjëgjësi. Dhe nëse keni akoma dyshime, mësoni se 20% e krijuesve të sipërmarrjeve në botë janë mbi 50 vjeç dhe marzhi i suksesit të tyre është shumë i lartë.

/Veritas.com.al/