Gjykata e Posaçme shpall fajtor dhe dënon me 3 vjet burg  ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Vendimi u dha ditën e sotme nga GJKKO.

Alla u fajësua për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje barazie në tendera”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite.

Sipas SPAK, vlera e tenderit të Ujësjellësit për të cilën akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10-mujor.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.