(FOTO: Nat Hentoff)/

-Ekspert i Kartës së të Drejtave, gazetar, autor i muzikës jazz për shtatë dekada-

Nuk ishte e rastit që lajmin e parë e dha ËND.com; Hentoff për disa dekada ishte autor dhe kolumnist për këtë media shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara.

Nat Hentoff – i dashuruari pas lirive të qytetarëve, ekspert i Kushtetutës, autor, kolumnist dhe autor i muzikës jazz- me të cilën punoi për shtatë dekada, vqi sot. Ai ishte në moshën 91 vjeç.

 

Hentoff, një koluminist i përjavshëm i ËND që nga viti 2008, ofroi një stil imponues por unik në shkrimet e tij për Amerikanizmin, me një nderim të pavdekshëm për Kartën e të Drejtave dhe një opozicion pa kompromis kundër masave shtetërore që shkaktojnë vdekjen, qoftë për të pafajshmit që ndodhen në barkun e nënës ose edhe për të dënuarit me vdekje.

“Të njohje Nat Hentoff kjo do të ishte një nga bekimet personale më të mëdha që kam përjetuar gjatë 40 vjetëve në karrierën e gazetarisë”, tha editori i WND, Editor Joseph Farah.

“E kam admiruar tmerrësisht shumë punën e tij, fillimisht si një majtist radikal në rini dhe më vonë si të lindur për së dyti si Kristian i dashuruar pas lirisë dhe themelues i WND.com. Isha i surprizuar se si gjatë gjithë jetës u bë një nga mbrojtësit dhe avokatët më të vendosur në WND. Kjo sepse Nat me të vërtetë dashuronte lirinë e popullit për të cilën ai kishte vullnetin të luftonte. Ai gjithmonë përkrahu viktimën, gjë që e dëshmoi në gjithçka bëri për jetën dhe lirinë. Mua do të më mungojë këshilla e tij. Do të më mungojë optimizmi i tij. Do të më mungojë miqësia e tij”, tha editori i WND.com, Joseph Farad.

/Veritas.com.al/