Në Lens të Francës sot zhvillohet ndeshja e futbollit mes ekipit kombëtar shqiptar dhe ekipit të Zvicrës.
Kronikanët që ndjekin këtë aktivitet, në kuadër të Euro 2016, dëshmojnë se dy ngjyrat, kuq e zi, simbole të flamurit shqiptar, kanë dominuar rrugët e qytetit, ku lëvizin njerëz dhe makina të mbuluar me flamuj kombëtar shqiptar.
Disa orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës qyteti Francez i Lens, ku do të zhvillohet sfida, është “pushtuar” nga mijëra tifozë shqiptarë të mbërritur nga vende të ndryshme të Europës dhe natyrisht nga Shqipëria e Kosova.
Në fotot nga rrugët e Lens, ku shiheni makinat e dekoruara ma simbolet kombëtare. Ndërkohë bie në sy edhe siguria në nivele të larta, me policë dhe ushtarë nëpër rrugë.
Kjo është hera e para që Shqipëria luan në një Kampionat Europian futbolli dhe veçanërisht sfida me Zvicrën pritet me një interes të madh, për shkak edhe të disa futbollistëve shqiptarë që luajnë me kombëtaren të Zvicrës.