Letër e hapur.
Drejtuar Zotit Donald Lu. Për dijeni Presidentit Trump!
Shkëlqesi Ambasador!
Prita me kureshtje reagimin tuaj, për votimin e djeshëm, të Kryeministrit të Shqipërisë në OKB, por nuk pati një të tillë.
Kjo tregon se keni qenë i kënaqur me votën shqiptare kundër vendimit të USA, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të Izraelit.
E them me bindje këtë, se nga marrëdhënia juaj me Edi Ramën, sa kohë keni si ambasador në Tiranë, rezulton se ju edhe gratë me ja kërkue Edvinit, ua jep, pa lëre më votën në OKB për shtetin amerikan, për një çështje shumë pak sensibël për vendin tonë, as që bëhet fjalë. Edi Rama ka votuar siç e keni kërkuar ju, dhe kështu i ka pëlqyer atij dhe ju.
Ju me veprimet tuaja, keni ndihmuar Edvinin të marrë dhjetëra vendime monstruoze në dëm të interesave të shqiptarëve, duke ju cunguar liritë dhe keqësuar mirëqenien, nga dita në ditë, sa sot, vendi im braktiset çdo ditë nga mijëra të rinj, se nuk mund të jetojnë më në një shtet që drejtohet nga mafia ndërkombëtare, e bekuar dhe mbështetur nga ju, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare, nisur nga posti juaj zyrtar si ambasador.
Me veprimet tuaja të hapura në Shqipëri, në mbështetje të narko-shtetit të Edvinit, keni përcjellur përshtypjen se nuk jeni njeri dashamirës i popullit tim. Me veprimin e fundit, treguat se ju nuk punoni as për interesat e USA, të cilat përfaqësoni.
Qeveria shqiptare, me bekimin tuaj, u rreshtua në një krah me Rusinë dhe Kinën, kundër USA.
Justifikimi me fjalën Europë, është justifikim antishqiptar. Ne nuk jemi me “Europën”, por jemi Europë, si raca më e vjetër e saj, para se Hëna të bëhej sateliti i Tokës. Edhe emrin e ka nga gjuha jonë, por është USA , e vetmja që na ka mbështetur, në çastet më të vështira të historisë sonë tragjike, dhe shqiptarët, kurrë nuk e harrojnë këtë.
Zoti President!
Vota e djeshme në OKB, kundër jush, nuk është vota e kombit shqiptar!Ajo është vota e komunistëve të Shqipërisë, që kanë qenë dhe mbeten, shërbëtor të bindur të Rusisë dhe Kinës.
Vota e kombit shqiptar është për USA, edhe kur ju ta keni gabim, pasi ne jemi popull mirënjohës për ju, për çfarë keni bërë për racën tonë ndër shekuj. Ne, si komb, nuk kemi patur rast ta harxhojmë mirënjohjen për të tjerët, se nuk na kanë mbështetur, por na kanë sakatuar, sa kombi ynë, në truall të vet, jeton sot në 5 shtete.
Zoti President!
Çliroje Përfaqësinë tuaj diplomatike në Tiranë nga prokinezo-rusët, se na ndihmon dhe ne të çlirohemi nga komunistët, që populli im të jetë i lirë dhe të ketë mundësi, që edhe zyrtarisht të jetë përkrah jush!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Nga:
Av. Sabah Jemishta
Jo Sigurims,
Jo Komunist,
Shqiptar.