Deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta ka publikuar dje një letër të hapur drejtuar kryeministrit Rama dhe grupit parlamentar të PS-së. Ai shpreh hapur pakënaqësinë ndaj kreut të qeverisë dhe disa ministrave të tij. Sipas tij Rama ka hedhur në rrugë socialistët e vërtetë duke bërë aleanca me PDIU-në. Një tjetër akuzë është se i beson verbërisht ministrit Ahmetaj dhe disa çunakëve që e gënjejnë pas vetes.
Më poshtë letra e plotë e deputetit Vladimir Kosta
Letër e hapur
Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.
Per Dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Përshëndetje Kryeministër,
E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja.
Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit . Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove pyet Tikun. Preka gjithë fshatrat e Përmetit, në 2013, 4 muaj fshat më fshat. Një kërkesë të bëra që mos e vër Gilin se nuk fiton, mos ma bëj këtë të keqe, të thashë, por ti as që e çave kokën fare! Përkundrazi dëgjove ata kalamajtë që mban rreth e rrotull, të servilosen e të gënjejnë gjithë ditën. E kujtoni, besoj, si të thoshte Ben Ahmetaj: Kryeministër, fitojmë me 400 vota! Më çove në Dropull dhe më ngarkove të punoj për PBDNJ-shin. Unë çdo punë e marr me pasion. Anastas Angjeli më tha: Mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty KM-ja!! Dhe kjo ishte e vërtetë. Kur u takuam te karburanti i Bert Targës më thotë Vangjel Tavo: Thuaji Ramës … dhe unë të thirra 2-3 here kryeministër, kryeministër! Ti as që begenise të ngrije kokën. Nuk ju kujtohet? Ishim vetem dy metër përballë, njëri tjetrit. Mire që ja fale bashkinë PD-së, por më nxore dhe si koqe, pa asnjë vlerë para Tavos!
Nuk më ke njohur kurrë kontributin gjatë punës time në partinë socialiste dhe kjo për arsye banale, nga që isha në sherr me beniaminin tënd AHMETAJ! Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm te ju duke hedhur helmin ndaj meje ai “pesha pupël”, Arben Ahmetaj. Kjo ka të bëjë me faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty.
Përkundrazi, po vlerësohen përditë e më shumë të fortët e drogës, po vlerësohen e mbështeten vetëm një grusht klientësh të ministrave dhe të qeverisë tende. (Nganjëherë kur dëgjoja nga ju që flet me superlativa për Tërmet Peçin,për kte të Kavajës ,për të gjithë të fortët që ngre në piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im!!!? Mir që nga ajo e bardha nuk gjeta,po nuk gjeta as Ashash!!, fati i keq imi….!) E degjenerove rolin e deputetit, sa më vjen të pështirë ta mendoj se jam deputeti i partisë tënde! Kam çuar shumë e-mail e sms në adresën tënde dhe ju nuk u kujtuat asnjëherë të merrnit në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit e ke kaluar në mëndjen tënde; ç’na çau k…n ky LOQA ! Nuk të kam kërkuar asgjë për veten dhe nuk do të kërkoj më absolutisht asgjë. Turp, turp që ndave pushtetin me çamët! Je mosmirënjohës ndaj të tuve! Çamët i kishim kundërshtarë e krah për krah me Berishën në 2013. Një ditë të bukur i pamë në pushtet me nje marrëveshje të fshehtë të bërë nga ti pa asnjë konsultim e diskutim me deputetët e Partisë Socialiste. E kishe vendosur ti me dhjetë ministra të tutë. Pse, ti me ata dhjetë ministrat e fituat pushtetin?Apo me QIFEN?! U ke dhënë Çamëve gjithë atë pushtet, ndërsa socialistët që fituan zgjedhjet rrinë si trapa rrugëve të Shqipërisë dhe ne budallenj me duar prapa para tyre, kur ata na kërkojnë një vend pune!!!!? Po ç’të them unë ti ndjen neveri për ne, vaj halli për militantët e bazës…, Je mosmirënjohës ndaj të tuve!
Bëra një urë në Vllaho Psiotera. Ftova miqtë e mi dhe hodhën 31 milion lekë të vjetra nga xhepi i tyre sepse ishte jeta e atyre fshatarëve tek ajo urë. Falë kësaj pune ne e fillojmë garën elektorale me 250 vota plus në atë fshat, i cili më mban si perëndi për këtë hall që ju zgjidhëm.
Më pas të kam kërkuar një urë po kaq të rëndësishme në një fshat tjetër por ti asnjëherë nuk më mbështete, mendon se e kam për xhepin tim! E premtova në zgjedhje se kështu e pashë të arsyeshme, sepse bëhej fjalë për fitoren tënde. Dhe shuma që kërkon kjo vepër është modeste. Asnjëherë nuk mu përgjigje. Po po, ti ke këtë gjeneratën e re të ministrave e drejtorëve që na shohin si kundërshtarë. Janë arrogantë e mendjemëdhenj! Jane gjithë pordhë. E hoqën nga puna, një mbështetës timin, që s’kishte lidhje hiç me paratë apo terrenin. Ishte në zyrën juridike, te tatimet. Mbeti pas meje i shkreti në fushatë. E hoqi shoqja e Saimirit, drejtoresha e tatimeve me porosi të Ben Ahmetajt. E hoqën djalin e Veliut nga puna pa asnjë arsye por vetëm nga mllefi i të kaluarës ndaj meje, hakmerren njerëzit e qeverisë tënde ndaj një nevojtari socialist nga provinca për të nxjerrë kunj me mua, deputetin e partisë tënde. Kam shumë gjëra për të shkruar, por nuk dua të mërzis veten më shumë, prandaj jam tërhequr ngaqë dua të harroj poshtërsitë e pafundme të stafit tënd. Një mallkim të fuqishëm ju a kam kaluar ty dhe ekipit tënd të ministrave e drejtorëve që më keni bërë të vuaj kaq shumë dhe padrejtësisht!
Sa urrejtje kam që po të shkruaj! Por mos harro se po kaq kanë dhe deputetët e tjerë ndaj teje.
Mendoja në atë fillim se ishe shumë i zoti,
Por për sa po të njoh je një ndër llapistët më të mirë në botë ! Po ja që jam i paaftë të bëhesha pjesë e ndonjë mashtruesi tënd….
Ti e bazove punën tënde dhe drejtimin e partisë tek 10 ministra dhe disa zyrtarë të tutë të besuar dhe nuk e ke problem të nxjerrësh jashtë loje deputetët, ti fyesh e mërzitësh, ti poshtëron e mashtron sipas qejfit tënd! Që në ardhjen time si deputet ju kam kërkuar të kem autoritetin dhe respektin e duhur.
Ka dhe më shumë arsye të tjera të cilat ju i dini më mirë se unë dhe që më bëjnë të vuaj tej mase duke e denigruar vazhdimisht figurën fisnike të deputetit.
Për këto arsye ju bëj me dije se nga ky moment, largohem njëherë e përgjithmonë nga ky grup parlamentar qe drejtoni ju zoti Rama.
Respekt për deputetët e ndershëm! Respekt për socjalistët e ndershëm!
Po dal përfundimisht nga grupi yt parlamentar, që në mandatin tjetër të mos e kem më në krye atë talenten e tatimeve që keni zgjedhur ju zoti Rama.
Besoj qe kjo qe po bej une do jete nje ndihme dhe çlirim per shume deputete te tjere. Do të vazhdoj tu shërbej si deputet zgjedhësve të qarkut Gjirokaster dhe socialistëve të gjithë Shqiperisë.
KUJTESË
Me që nesër bën festën e partisë, Ard Çelën e bëre anëtar asambleje dhe i takon të jetë se fton zyra por mos të dalë nga mendja të ftosh Gëëëëëzimin e KASHTËS….
Vladimir Kosta