Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën me 100 emra si ‘më të korruptuarit’ sipas letrave që vijnë nga populli. Kryeministri, prej disa ditësh, ka bërë një njoftim dhe ka kërkuar që njerëzit t’i shkruajnë mbi ligjshmërinë dhe abuzimet në administratë.
Sot ka bërë ‘rezymenë’ e fushatës me letra dhe e ka bërë publike.
Sipas kësaj liste, në nr. 49 të saj, shfaqet emri i Dr. Mentor Petrelës, mjek neurokirurg.
Doktor Petrela është shumë i njohur në gjithë vendin dhe jashtë vendit mbi kapacitetet profesionale dhe popullaritetin si mjek. Po të pyetej publiku i gjerë, dhe hapur, besoj se nuk do të kishte ndonjë ‘fjalë të keqe’ për ‘Doktorin’. Mirëpo në letrat e fshehta që merr kryeministri, ku rezulton ‘i sëmuri’ i ndershmërisë në administratë.
Mentor Petrela është shef i Neokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Në vitin 2014, sipas një ankete të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u përzgjodh si mes 100 kirurgëve më të mirë në botë.
Profesor Petrela ka një kontribut edhe në kërkimet shkencore në botë, përmes publikimve, kërkimeve dhe konferencave shkencore.
Veritas.com.al/