Liderë të botës kanë marrë pjesë në ceremoninë  Parlamentit Europian në Strasburg, pë të përkujtuar jetën e ish- kancelarit Gjerman Helmut Kohl – i cili mbikëqyri ribashkimin e Gjermanisë.

Zoti Kohl, i cili vdiq muajin e kaluar, ishte fuqia madhore për integrimin Europian.

Autoritetet e lartë kanë bërë homazhe para arkivolit të tij, i cili ishte i mbuluar nga flamuri i Bashkimit Europian.

Ai do të varroset sot mbasdite në qytetin gjerman të Speyer.

Më shumë se 2,000 policë janë angazhuar në detyrë sot në Strasbourg.

Mes folësve në ceremoni përfshihen liderët aktualë të Gjermanisë dhe Francës- Angela Merkel dhe  Emmanuel Macron, si dhe kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton dhe ish kryeministri Spanjoll, Felipe González.

Është hera e parë që Parlamenti Europian bën homazhe për një lider në këtë mënyrë.

Ceremonia u propozua nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili thërritej nga Kohl me nofkën “Junior” dhe që e përshkroi ish- kancelarin Kohl  si “udhërrëfyesi im, miku im dhe esencë e Europës”

Sidoqoftë, Gjermania nuk do të mbajë një funeral shtetëror për zotin Kohl në Gjermani, sipas kërkesës së gruas së dytë të Helmut Kohl, të vejës Maike Kohl-Richter.

Veritas.com.al/