Presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker ka akuzuar luftëtarët e Brexit-it, Boris Johnson dhe Nigel Farage për “arratisje” në kohën kur gjërat bëhen të vështira.
“Heronjtë e Brexit-it të djeshëm janë tani heronj të dëshpëruar të Brexit-it të sotëm”, tha në Parlamentin Europian.
Ka trishtim mes anëtarëve të Parlamentit Europian rreth votës së Mbretërisë së Bashkuar më 23 Qershor, për largimin nga Bashkimi Europain.
Zoti Junker e quajti kampin e Largimit si “retro nationalists”. “Patriotët nuk japin dorëheqjen kur gjërat bëhen të vështira, përkundrazi”, tha ai n Parlamentin Europian në Strasburg.
Ai gjithashtu tha se nuk e kuptonte pse këta të kampit të Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar nuk deshën të presin të paktën derisa të fillonte procesi formal i tërheqjes së Britanisë
“Në vend që të zhvillonin planin, ata po lënë anijen”, tha ai.
(Sipas BBC)