Tre liderët ballkanikë të “Open Balkan” kanë zhvilluar një takim online të premten e 8 korrikut.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës.
Nëpërmjet një postimi në median sociale Kovaçevski bën me dije se ka falënderuar për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiç dhe Ramën.
Ai në takim ka ravijëzuar se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë Kuvendit.
Nga ana tjetër, Rama dhe Vuçiç kanë përsëritur mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski.
Ata siç kanë bërë shpesh deklaruar se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.
Po ashtu bëhet me dije se në takim liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.
Në përfundim liderët u shprehën se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.