Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka mëshuar sot qëndrimit se Reforma në Drejtësi mund të miratohet vetëm me konsensus dhe jashtë çdo tentative për të inkorporuar deputetët. Ai theksoi se Shqipëria është republikë parlamentare dhe jo republikë ekspertësh duke sjellë si shembull negativ rastin me “Crown Agents”.

“Ne jemi shumë të prerë dhe të qartë lidhur me miratimin e kësaj reforme, – tha Vasili, – duke mbajtur këtë qëndirm dhe duke i shërbyer këtij konsensusi, këtij qëndrimi parimor, pasi kjo është reformë solide dhe është një dosmosdoshmëri për shqiptarët për 30 vitet që vijnë.

Një reformë e tillë parimore, konsensuale dhe sipas Venecias mund të zhvillohet vetëm në këtë mënyrë dhe jashtë çdo tentative për të inkorporuar depuetët sepse kjo mund të të interpretohet si një alibi për zgjedhjet e ardhshme.

Kemi pasur një qëndrim të qartë se çdo zgjidhje duhet të jetë që respekton vetëm Venecian, sepse është i vetmi autoritet i pranuar në mënyrëgjithpërfshirëse.

Një reformë e tillë konsensuale përjashton çdo lloj forme tjetër që është përjashtuar dhe nga reporterët ndërkombëtarë.

Ne e kemi vlerësuar punën e ekspertëve, por Shqipëria është repulblikë parlamentare dhe jo republikë ekspertësh dhe eksperimente nuk mund të bëhen me Kushtetutën e vendit

Duhet ta keni të qartë rastin kur ne kemi miratuar një kompani, Crown Agent, që erdhi në doganë dhe rezultatet që erdhën nga ky mitizim i ekpërtëve qenë tepër të hidhura dhe ky model flet qartë dhe për Reformën në Drejtësi. Qëndrimi ynë është shumë i qartë, shinat në të cilat ecën një reformë që i shërben Shqipërisë për 30 vitet në vijim do të thotë një reformë në konsensus.”

Lidhur me letrën drejtuar Xhafajt, Vasili shpjegoi se “kam menduar se transparenca e plotë e shëndosh procesin, si përsa i përket mjedisit politik, edhe atij publik.”