Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu i është bashkuar paraditen e sotme protestës së organizatës së financuar nga miliarderi amerikan George Soros.
Në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit për reformën në drejtësi, ku diplomati amerikan ishte i ftuar, tha se në 18 muaj negociata nuk është arritur asnjë marrëveshje. Sipas tij, “njerëz të fuqishëm kanë frikë nga reforma në drejtësi”.
Lu ka folur edhe për pasojat në rast se kjo reformën nuk miratohet.
“Do të ketë pasojë për ata deputetë që votojnë kundër reformës. Pasoja specifike nga SHBA për ata që nuk e votojnë. Pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata”, është shprehur Lu.
Kjo është dita e dytë e protestës së organizatës së financuar nga Soros, që kërkojnë me ngulm miratimin e reformës ditën e enjte, qoftë edhe pa konsensus politik.