
Ish-ministri i Mbrojtjes si dhe deputet në disa legjislatura, Luan Hajdaraga ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, paraqitet e rëndë, sipas mjekëve të klinikës së neurologjisë ku ndodhet i shtruar, do të pritet 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Hajdaraga pësoi një hemoragji masive në tru në pikët e kalimit kufitar në Qafë Thanë, teksa kthehej nga Maqedonia, ku ndodhej për të dhënë leksione në Universitetin e Strugës.
Hajdaraga është transportuar me helikopter drejt QSUT-së, ku është shtruar në reanimacionin e neurologjisë.
Veritas.com.al/