-Nuk ‘e kaloi provën’ te Partizani, sulmuesi 20-vjeçar u kthye në Itali drejt Serisë B-
Sulmuesi shqiptar i futbollit, Luis Kaçorri është shumë pranë transferimit në skuadrën e Kaprit- Itali, në Serinë B. Lajmi është bërë publik nga mediat italiane, të cilat tregojnë se 20-vjeçari do të transferohet nga ‘Igea Virtus’ që militon në kategorinë e katër italiane, drejt Serisë B.
Luis Kacorri prej vitesh ka rënë në sy mes futbollistëve të Italisë si një talent i rrallë, i fuqishëm dhe teknik në lojë.
20 vjeçari Luis Kaçorri është 1 metër e 94 centimetër i gjatë dhe luan si qendërsulmues.
Sezonin e kaluar ai ishte në provë me ekipin shqiptar Partizani, por ‘nuk arriti’ ta kalonte provën me sukses. Ai u kthye në Itali ku pritej si i mirënjohur dhe i kërkuar.
Pritet që kalimi i shqiptarit Luis Kaçorri drejt Serisë B, të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
20-vjeçari është vlerësuar si një sulmues tepër potent, që mund të ndihmojë skuadrën edhe në misionin më të vështirë të saj.
Veritas.com.al/