( FOTO: Judmir Shurdhi)/

Në një konferencë të posaçme për mediat ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi dhe kartelisti Llazar Mino pas lirimit të të tmerrshmit Lulzim Caka nga burgu.

Njëri nga personat më të njohur të krimit gjatë viteve 1997-1999, Lulzim Caka ‘ka përfunduar’ dënimin dhe është liruar.

Mbi të rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, të cilat krijuan mitin e një vrasësi gjakftohtë, por edhe hakmarrës.

Sakaq për këtë ngjarje ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat ministrja e Drejtësisë e cila tha se ka rezultuar që Caka të jetë liruar 4 muaj para afatit dhe se është llogaritur gabim afati i dënimit.

Ajo tha se është arrestuar drejtori i burgut, Judmir Shurdhi dhe kartelisiti i burgut, Llazar Mino.

Veritas.com.al/