Një vit më parë mund të shikonim presidentin Venezuelian, Nicolas Maduro të rrethuar nga krizat- megjithatë ditën e Diele ai mori një mandat tjetër pushteti prej gjastë vjetësh. Maduro do të jetë president i vendit deri në vitin 2025.
Kjo ndodhi pavarësisht nga rrënimi ekonomik i vendit në Afrikën e Jugut, ku edhe ushqimi është i normuar dhe protestat popullore lanë 125 të vdekur vitin e kaluar.
” Ne fituam përsëri! Ne triumfuam përsëri! Ne jemi forca historike që kthehemi në një pushtet të përhershëm”, thërriti ai para turmave të mbështetësve, duke pohuar se ai korri një “fitore” rekord.
Sfidanti më i afërt i Maduro, Henri Falcon, mori vetëm 22 për qind të votave- dhe tha se nuk e pranon rezultatin.
Maduro, 55 vjeç, ish shofer autobuzi dhe lider i unionit të shoferëve të autobuzëve, ish ministër i Jashtëm, kurrë nuk dyshoi se ai do të rizgjidhet në një votim që ai vetë e ndëryshoi nga Dhjetori në Maj.
Veritas.com.al/