(FOTO: Profesor Ted Malloch)/

Grupi i liderëve majtistë Europian (MEP) i kanë dërguar një letër presidentit të Komisionit Europian dhe Presidentit të Këshillit të Europës, ku kërkojnë që të bllokojnë emërimin e mundshëm të Profesor Ted Malloch si Ambasador i Donald Trump në Bashkimin Europian (EU).

Liderët e Partive Popullore Europiane (EPP), Socialistët dhe Demokratët (S&D),dhe Aleanca e Liberalëve dhe demokratëve për Europën (ALDE) Parlamentin Europian u bënë bashkë kundër Malloch i cili- sipas tyre është “dashakeqës mizor kundër vlerave mbi të cilat përcaktohet ky Bashkim Europian” dhe insistuan që “ të mos akreditohet si përfaqësues zyrtar në BE”.

Letra e hapur është shpërndarë në Twitter nga Guy Verhofstadt, e përshkruar si “uratë” në tempullin e federalizmit Europian”.

/Veritas.com.al/