(Updated)
Automjeti që ra në liqenin e Shkopetit në Burrel, dyshohet se është përdorur në një krim. Pas kërkimeve të para është zbuluar se mjeti është me targa false dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person gjatë rënies.
Policia informon se ka gjetur pranë liqenit, një nga targat e makinës që përfundoi në ujë. Ato janë targat e një mjeti tip “Benz” AA969ND, që i përket shtetasit M.P. nga Karbunara e Lushnjës. Ky i fundit në janar të këtij viti kishte denoncuar në komisariatin e Lushnjës targat e vjedhura të mjetit të tij. Pas kësaj, shtohen dyshimet e policisë se mjeti është hedhur në liqen, pasi është përdorur në kryerjen e një krimi. Rënia e mjetit në liqen u denoncua nga disa peshkatarë të zonës që kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes rreth orës 5 të mëngjesit.