Dje Policia e shtetit njoftoi se në Tiranë u bllokuan katër makina të blinduara, 2 ‘Benz-a’ e dy ‘Audi’. Sot policia njofton se është zbuluar edhe se cilët janë pronarët e këtyre mjeteve.

Burimet thonë se 4 makinat që janë bllokuar dje, i përkasin Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, shumica prej të cilëve ndodhen  në gjykim për disa akuza të rënda.

Burimet thonë gjithashtu se 3 prej makinave të sekuestruar janë të vjedhura në vendet e BE-së dhe të sjella në Shqipëri, ku përdoreshin nga Emiljano Shullazi dhe miku i tij me inicialet P. S.

Veritas.com.al/