Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Lozhan të Maliqit.

Një polic është vrarë gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, teksa një tjetër efektiv ka mbetur i plagosur.

I plagosur ka mbetur edhe autori, person i cili ishte shpallur në kërkim. Autori është Violand Braçellari, i cili është dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Braçellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan. Vetë Braçellari ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë.

Polici i vrarë është Enea Mekolli, ndërsa i plagosur mbeti efektivi Edison Adri.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *