Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë në një bisedë televizive se është kundër letrës së eurokomisionerit Johannes Hahn për krizën politike.

Në emisionin “Opinion”, Manjani tha se Hahn doli jashtë detyrës së tij me letrën e hapur drejtuar qytetarëve shqiptarë.

I vetmi që e tha këtë duke mbrojtur Republikën. Hahn është një komisioner, nuk është as presidneti i Republikës dhe as Imperatori i Imperatorisë. Vetëm këta të dy i drejtohen popullit të vet me ‘thirrje për ju popull’. Ose në një rast ekstrem, kur vendi pushtohet nga një fuqi e huaj dhe liberatori i huaj i drejtohet popullit të pushtuar ‘rri urtë se do të shuhesh’.

Nuk ka asnjë arsye tgjetër që një nëpunës i BE t’i drejtohet një populli me thirrje

Sipas Manjanit, komisionerët kanë punë me qeverinë dhe nuk mund ti drejtohen popullit.

“Nuk mund të bëjë komisioneri letra publike për t’i bërë thirrje popullit. Qeveria është autoriteti që përfaqëson popullin për komisionerët. Kjo është një letër e panatyrshme. Kjo është jashtë kostumit të tij”, ka deklaruar Manjani.

/Veritas.com,al/