Nga: SEAN MORAN
Senatorja Martha McSally (R-AZ) të enjten i bëri thirrje drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hiqte dorë nga administrimi i organizatës për shkak të koronavirusit dhe fshehjes nga OBSH të dështimit të Kinës për ta kontrolluar atë.
McSally i bëri thirrje Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus të hiqte dorë nga drejtimi i OBSH-së për shpërthimin e koronavirusit, e cila filloi në Wuhan, Kinë, duke thënë në Fox Business:
Unë kurrë nuk kam besuar te një komunist. Dhe mbulimi i tyre i këtij virusi që e kishte origjinën me ta ka shkaktuar vdekje të panevojshme në të gjithë Amerikën dhe në mbarë botën. OBSH duhet të ndalojë mbulimin e tyre. Unë mendoj se Dr. Tedros duhet të tërhiqet. Duhet të ndërmarrim disa veprime për të adresuar këtë çështje. Eshtë thjesht papërgjegjshmeri.Eshtë e pakonceptueshme ajo që ata kanë bërë këtu ndërsa ne kemi njerëz që vdesin nëpër botë:
Komenti i McSally-t pason thirrjen e senatorit Rick Scott (R-FL) që Kongresi të mbajë seancë dhe të hetojë rolin e OBSH-së në ndihmën e Kinës për të fshehur kërcënimin e koronavirusit.
Scott tha:
Misioni i OBSH është të sigurojë informacione për shëndetin publik në botë, në mënyrë që çdo vend të marrë vendimet më të mira për t’i mbajtur qytetarët e tyre të sigurt. Kur bëhet fjalë për koronavirusin, OBSH dështoi. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për rolin e tyre në promovimin e dezinformatave dhe për shkak se ndihmuan Kinën komuniste të mbulojë një pandemi globale. Ne e dimë se Kina Komuniste po gënjen se sa raste dhe vdekje kanë, çfarë dinin dhe kur e dinin – dhe OBSH kurrë nuk u shqetësua të hetonte më tej. Mosveprimi i tyre kushton jetë.
Aylward thuhet se nuk pranoi të përgjigjej nëse Taiwani do të lejohej të bashkohej me OBSH.
OBSH i bëri jehonë raporteve nga autoritetet Kineze, duke pretenduar në janar se nuk ka prova “të qarta” të transmetimit të koronavirusit nga njeriu te njeriu:
Preliminary investigations conducted by the Chinese authorities have found no clear evidence of human-to-human transmission of the novel #coronavirus (2019-nCoV) identified in #Wuhan, #China🇳. pic.twitter.com/Fnl5P877VG
— World Health Organization (WHO) (@WHO) January 14, 2020
Scott shtoi:
Sapo Kongresi ti rikthehet seksioneve, duhet të ketë një seancë,së bashku me një hetim të plotë, për të shqyrtuar nëse taksapaguesit Amerikanë duhet të vazhdojnë të shpenzojnë miliona dollarë çdo vit për të financuar një organizatë që me vullnet ka mbeshtetur propagandën e Partisë Komuniste Kineze.
“OBSH merr miliona dollarë nga taksapaguesit Amerikanë dhe ndihmoi Partinë Komuniste Kineze të mbulojë një pandemi globale,” shkroi Scott të martën.
VERITAS.COM.AL