Të shtëna me armë në një qendër trajtimi për personat me aftësi të kufizuara në Kaliforni, SHBA ku raportohet se kanë humbur jetën 20 persona. Ngjarja bëhet e ditur nga mediat amerikane dhe ka ndodhur në kontenë San Bernardino.
Krimi ka ndodhur në 11:15 me orën lokale.
Raportohet se 3 persona të veshur në mënyrë ushtarake kanë qëlluar në drejtim të njerëzve.
Agresorët janë ende të lirë ndërsa policia është në gjurmët e tyre dhe ende nuk i ka ndaluar.
Besohet se personat e armatosur janë duke qëlluar me armë ndaj personave që u dalin para.
Numri i viktimave është i paqartë ende, pasi media të ndryshme flasin për 20 viktima, ndërsa të tjera për 12 të vrarë e 8 të plagosur.
Agjentët e FBI-së dhe të antiterrorist ndodhen në terren ku kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ndërsa banorët janë këshilluar mos dalin nga shtëpitë dhe mos i afrohen vendit të ngjarjes.
Të shtënat janë dëgjuar në ndërtesën e shërbimit social dyshohet se mund të ketë të pengje.
Vijon …
)