(FOTO: Ish- deputeti Socialist, Ben Ndoka, xhaxha i dy djemve që rrahën për vdekje ish deputetin socialit, Marku)/
Agustin Marku, kryetar i Partisë Socialiste në Lezhë dhe ish- deputet i Kuvendit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ai është masakruar në qendër të qytetit të Lezhës, nga dy persona që mësohet se janë nipat e deputetit të PS, Arben Ndoka. Këta janë Klajdi dhe Samuel Aleksandër Ndoka; i pari ka lindur në vitin 1995 dhe i dyti në vitin 1998- që të dy me arsim të pambaruar.
Vetë ish- deputeti socialist Arben Ndoka është detyruar të lërë mandatin e deputetit pasi është shpallur fajtor për vepra penale të kryera në Itali.
Motivet pse nipat e deputetit të dënuar për vepra penale kanë sulmuar dhe goditur egërsisht ish- deputetin dhe kryetarin socialist të zonës, nuk janë bërë të njohura. Por ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Lezhës; teksa Agustin Marku po dilte nga një kafe i vetëm.
/Veritas.com.al/
(FOTO: Agustin Marku, ish deputet dhe ish- kryetar i PS në lezhë)/