Një organizatë masonike spanjolle falenderoi Papën për qëndrimin e tij mbi dialogun ndërfetar
Nga: Giuseppe Aloisi /
“Të gjithë masonët e botës bashkohen me kërkesën e Papës për ‘vëllazëri ndermjet personave të besimeve të ndryshme'”.
Masoneria spanjolle, duke duartrokitur atë që është bërë deri tani nga Bergoglio për të mbrojtur dhe nxitur dialogun ndërfetar, ka qenë mjaft eksplicite. Për të raportuar lajmin, ndër të tjere, ka qene Vatikanisti, Aldo Maria Valli. Dikush ka mbetur i habitur, por levizja mund të jete interpretuar edhe si një provokim.
Fakti është se një organizatë masonike Iberike, gabimisht ose me të drejtë, duket se mendon si papa argjentinas në çështjet e ekumenizmit. Logjia e Madhe e Spanjes i ka bere elozhe omelise që Ati i Shenjtë ka prononcuar për KrishtLindjen: “Papa Françesku –lexohet në tekstin në fjalë – ka kërkuar triumfin e vëllazërisë universale midis të gjitha qenieve njerëzore:” Urimet e mia për Krishtlindje te mbara –kishte thene ish-arqipeshkvi i Buenos Aires – dhe një urim për vëllazëri. Vëllazëri mes njerëzve të çdo kombi dhe kulture. Vëllazëri ndermjet njerëzish me ide të ndryshme, por të afte për të respektuar dhe për të dëgjuar tjetrin. Vëllazëri mes personave te besimeve te ndryshme” Papa, pra, iu referua paqësimit fetar, por edhe multikulturalizmit. Një thirrje që masoneria spanjolle duket se e ndan në tërësinë e saj. Por ka diçka tjetër.
Fjalët e Papes do të distancoheshin kështu, nga një lloj praktike e konsoliduar: Bergoglio do të kishte shënjuar një brazdë midis dënimit të drejtpërdrejtë ndaj Masonerisë, që Kisha Katolike e ka shpallur në kohë jo të dyshimta dhe vizionin aktual të gjërave. Pozicionet e ndryshme që papët kanë marrë gjatë viteve do të ishin tejkaluar. Vështirë, në gjendjen e gjërave, të kuptojmë se çfarë mendon Vatikani për këtë miratim të papritur. Ajo që është e sigurt është se kritikët e Papës mund ta përdorin historinë për të argumentuar se katolicizmi po largohet edhe një herë nga diktatet e tij tradicionale.
Aldo Maria Valli nuk e ka fshehur mendimin e tij dhe ka shkruar se ky është “Papa më i vlerësuar nga masoneria ndërkombëtare”.
Veritas.com.al/