( FOTO: James Mattis ka qenë në bisedime me homologun e tij të Koresë së Jugut,  Han Min-koo)/

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, James Mattis ka thënë se çfarëdo përdorimi i armëve bërthamore nga Korea e Veriut mund të marrë një përgjigje “efektive dhe shastisëse”.

Zoti  Mattis foli në Korenë e Veriut , ku ishte për vizitë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteeve të Bashkuara, para se të nisej për në Tokio.

Ai gjithashtu rikonfirmoi planet për vendosjen e sistemin mbrojtës të raketave Amerikane në Korenë e Jugut, nga fundi i këtij viti.

Paralajmërimet e përsëritura të Koresë së Veriut dhe provat bërthamore të saj si dhe deklaratat agresive vazhdojnë të alarmojnë rajonin.

Shtetet e Bashkuara ka një prezencë të konsiderueshme ushtrie në Korenë e Jugut dhe japoni, si pjesë e marrëveshjes për mbrojtje pas Luftës. Atu ndodhen 28,500 trupa Amerikane, për të cilat Seuli paguan rreth 900 milionë dollarë në vit.

Presidenti Donald Trump kohët e fundit ka thënë se kërkon që Koreja e Jugut dhe Japonia duhet të paguajnë më shumë për mirëmbajtjen e kësaj prezence.

/Veritas.com.al/

South Korean and US forces in military exercises in Pyeongchang (Jan 2017)

( Forcat ushtarake të Koresë së Jugut dhe të SHBA trainohen rregullisht së bashku)/