(FOTO: Kryetari i sapo zgjedhur i Bashkisë së Kolonjës, Ilia Stefo)

Mazhoranca parlamentare  ka fituar edhe zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë në  Kolonjë.

Votimet u zhvilluan dje, e Diele. Zgjedhjet në Kolonjë ishin të parakohshme, pasi kryetari i Bashkisë Arben Malo, ndërroi jetë në mënyrë të papritur muaj më parë. Ai ishte propozuar nga LSI- anëtare në koalicionin e majtë.

Kandidati i Partisë Socialiste plus anëtarëve të koalicionit të saj qeveritar,  Ilia Stefo rezulton fitues në garën përballë kandidatit të opozitës, Dritan Hajro. Mjeku Stefo mori 2100 vota më shumë se rivali që kandidoi nën siglën e PAA -së së Agron Dukës.

Lajmet e fundit rreth zgjedhjeve bëjnë fjalë për një padi penale që është ngritur në Kolonjë pasi disa militantë të të majtës kanë dhunuar të drejtën e votës për të tjerë (demokratë).

/Veritas.com.al/