
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projekt-buxheti për vitin 2023.
“Lidhur me parametrat ekonomikë, kemi disa skenarë, parashikojnë një recension teknik të vendeve të BE e kjo është arsyeja pse e kemi ulur parashikimin për 2023 nga mbi 3% që e kishim në fillim të këtij viti në 2.6%. Projektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla”, theksoi ministrja.
Sa i takon projektligjit për Amnistinë Fiskale, ministrja e Ekonomisë u shpreh se nuk ka një datë për miratimin e Amnistisë Fiskale ndërsa shtoi se po punohet për ligjin.
‘Amnistia fiskale është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në projekt buxhetin që miratuam. Është ende në konsultim publik me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji.’- u shpreh ministrja.