Më shumë se 100 persona kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh Boeing 737 është përplasur  afër Aeroportit Ndërkombëtar “Jose Marti” në Havana, njoftoi media shtetëroe e Kubës.

Tre persona kanë mbijetuar, por janë në kushte shumë kritike për jetën, shkruan gazeta e Partisë Komuniste të Kubës, Granma.

Sipas informacioneve, aeroplani u ngrit për fluturim në mes të mëngjesit- sipas orës lokale, dhe siç raportohet- është përplasur pak më vonë.

Aeroplani mbante në bord 104 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, sipas medias lokale.

“Ks ndfodhur, fatkeqësisht, një aksident ajror. Lajmi nuk na premton ndonjë gjë të mirë, duket se ka një numër të lartë viktimash”, tha presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel, pasi vizitoi vendin ku kishte rënë avioni.

Veritas.com.al/