Më shumë se 1000 avionë ‘jet’ privat kanë dërguar liderët e elitave globale në Forumin Ekonomik Botëror (ËEF) në Davos, ku pjesëmarrësit po diskutojnë- mes të tjerave- ‘rrezikun e madh’ të ndryshimit të klimës.
Aeroportet rreth resorit të skive në Zvicër po shikojnë që numri i avionëve jet privat rritet 335 për qind gjatë samitit vjetor të elitave botërore- sipas Air Charter Service (ACS).
Komisionet e kërkimit nga kompanitë e rentimit të avionëve ‘jet’, kanë zbuluar se një mesatare prej 218 ‘jet’ privat në ditë lëvizin gjatë javës së forumit, shifër kjo e krahasuar me 65 fluturime në ditë të zakonshme për fushat e avionit në Zvicër.
Andy Christie, drejtor i grupit për jet-ët ekzekutiv ACS, tha se klientët vitin e kaluar zgjodhën ‘jetët e rëndë’ e të shtrenjtë, më shumë se avionët ambientalistë.
“Me gjatësinë e udhëtimit të disave, këta avionë më të mëdhenj mund të nevojiten; por me një pjesëmarrje të kaq të pasurve që marrin pjesë, ata mund të përdorin avionët e mëdhenj ngado që vijnë. Madhësia e avionëve po shikohet edhe si simbol i statusit të personit”, tha ai.
Veritas.com.al/