Të mbijetuarit kanë dëshmuar se 44 vetë kanë vdekur nga etja në Shkretëtirën e Saharasë, pasi makina e tyre pësoi defekt në Shkretëtirë, në veri të Nigerit. Kjo u deklarua nga Kryqi i Kuq për BBC
Të mbijetuarit nga tragjedia janë vetëm 6 persona, të gjitha gra. Të gjashta kanë udhëtuar nga fshati i largët dhe u shfaqen më vonë në Dirkou, Niger- tha zyrtari i Kryqit të Kuq, Lawal Taher.
Ata thanë se mes të vdekurve ndodhen disa fëmijë.
Njerëz nga Ghanaian dhe Nigeria o përpiqeshin të largoheshin nga Libia- raporton ‘Sahelien’- një site lajmesh i Nigerisë.
Deri tani askush nuk e ka vizituar vendngjarjen për të identifikuar trupat- tha zoti Taher.
Shumë emigrantë po bëjnë udhëtime të rrezikshme me shpresë për një jetë më të mirë në Europë.
/Veritas. com.al/