Diku te 53% e të rinjve në Venezuelë, të moshës mes 15dhe 29 duan të largohen nga vendi.

Inflacioni do të kapë shifrën 13,000% këtë vit, dhe ekonomia do të tkurret 15%

Më shumë se gjysma e të rinjve Venzuelian duan të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre, pas shkurtimeve në ushqim, dhunës dhe krizës politike që është përshkallëzuar në ekstreme të reja gjatë vitit 2017- sipas studimeve të reja.

Dikur ekonomia më e pasur në Amerikën Latine, Venezuela tani ndodhet në rrënim dhe po përballët me hiperinflacioninnë nivele të pakapshme askund tjetër në botë. Sipas FMN pritet që inflacioni të arrijë në 13,000% gjatë këtij viti dhe ekonomia do të tkurret me 15%.

Për Venezuelianët e moshës nga 15 deri 29 vjeç kriza është përshkallëzuar deri në pikën ku ata kanë humbur shpresën që të qëndrojnë në shtëpi- sipas një sondazhi të kryer nga firma Amerikane Gallup dhe që është dhënë ekskluzivisht për gazetën londineze “The Guardian”. Diku te 53% duan të largohen përgjithmonë nga vendi.

Një nga efektet më të dhimbshëm të krizës aktuale ka qenë përhapja e urisë. Në vitin 2015, kur inflacioni dhe shkurtimi i ushqimit, ndodheshin poshtë nivelit, afërsisht 45% e Venezuelianëve thanë se është koha që nuk mund të përballojnë ushqimin; në studimin më të fundit, kjo shifër është rritur në 79% – një nga nivelet më të larta të varfërisë në botë.

VERITAS.COM.AL/