Sapo ka përfunduar Mbledhja e këshillit të Sigurisë Kombëtare e zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të republikës, Bujar Nishani. Kjo mbledhje u mblodh me indice nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nën moton: “shteti të kapë Klement Balilin, i njohur edhe si “Escobar i Ballkanit”. Balili është shpallur në kërkim që në muajin maj të vitit të kaluar nën një kërkesë të shtetit fqinj Greqi, i akuzuar si trafikant droge me sasi të madhe.
Që nga momenti kur është shpallur “në kërkim ndërkombëtar”, Balili është pikasur duke bërë pushime në publik, duke festuar dhe bërë dasma, por policia e shtetit nuk e ka kapur.
Arsyetimi i Metës për nevojën e kësaj mbledhjeje ishte “riafirmimi i besimit te partnerët ndërkombëtar”, por pa kapur kriminelët nuk mund të arrihet ky besim.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk merrte pjesë kryeministri, Edi Rama, i cili- sipas vëzhgimeve- sajoji një vizitë zyrtare në Kosovë me qëllim që të mos ndodhej në këtë takim për Sigurinë Kombëtare.
Zyra e Ramës ka dërguar një letër te presidenti ku ka thanë se “vendin bosh” të kryeministrit do ta zinte nën-kryeministri, Peleshi; por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Presidenti i Republikës.
Në mbledhjen e sotme mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shefa të institucioneve speciale të mbrojtjes dhe shërbimeve sekrete, si dhe disa ministra e parlamentarë.
Pritet që zyra e presidentit të lëshojë një deklaratë për mediat mbi zhvillimin e Mbledhjes.
/Veritas.com.al/