Mbretëresha Elizabeth e Dytë, më jetëgjata e botës në sovranitetin mbretëror, sot, e Hënë, vendos një rekord të ri si monarkja e parë e Britanisë që arrin Jubileun Safir, me 65 vjet në fron.

Mbretëresha, tani 90 vjeç, u ngjit në fron në vitin 1952 në moshën 25 vjeçare, pas vdekjes së parakohshme të babait të saj King George VI.

Për të celebruar “gurin kilometrik” të mbretërimit të gjatë, Mbretëresha Elizabeth do të kalojë privatisht “Ditën e Ardhjes” në pronat e saj në Sandringham, Norfolk, në Anglinë Lindore.

Sidoqoftë, të dielën ajo është parë e buzëqeshur dhe dashamirësit e saj i lanë lule në oborrin e kishës.

Pavarësisht nga ngurrimi për festime publike, Jubileu do të shënohet në gjithë Britaninë.

/Veritas.com.al/