Ata thanë “po”! Princi Harry i Anglisë lidhi kurorë mesditën e sotme me aktoren amerikane Meghan Markle, duke u bërë kështu burrë dhe grua.

Të emocionuar që të dy, ata shkuan në altar ku morën bekimin për nisjen e rrugës së re, si bashkëshortë.

Rreth 600 të ftuar morën pjesë në shërbimin kishtar, ndërkaq mijëra të tjerë u mblodhën jashtë kishës St.George.

Markle u përcoll deri në altar nga Princi Charles, babai i Harryt, pasi babai i saj ka njoftuar se nuk do të mund të marrë pjesë në dasmë për shkak të shëndetit.

Mbretëresha Elizabeth II i ka dhënë Princit Harry titullin Duka i Sussex, ndërkaq Markle do të ketë titullin Dukesha e Sussex.

Harry, 33-vjeç, është i pestë në linjën për fronin mbretëror. Ai dhe Markel 36-vjeçe, janë takuar përmes një shoku të përbashkët më 2016 dhe e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre për muaj.

Ata njoftuan se janë fejuar në nëntor të vitit të kaluar.

Harry është djali i dytë i Princit Charles dhe Princeshës Diana.

Veritas.com.al/