Tragjedia ‘njerëzore’,  shkaktuar nga djali, në familjen Metallari në Bathore, u mbyll sot me një dhimbje tjetër shumë të madhe: Nëna, Nurie Metallari ndërroi sot jetë në spital pas plagëve të marra nga arma e të birit.

Më 24 korrik, muajin e kaluar, djali 21 vjeç i familjes Metalari, qëlloi mbi të atin dhe të ëmën në shtëpinë e tyre në Bathore. Babai i tij 62 vjeç, Nuri Metallari, polic, vdiq në vend, ndërsa e shoqja Nurie u plagos rëndë. Ajo u dërgua në spital nga vrasësi dhe djali i saj, Mirald Metallari, i cili u arrestua sapo mbaroi ‘misionin’ e ti që të dërgonte nënën dhe viktimën e tij në spital.

Konflikti në familje ndodhi për shkak të një karroce me materiale ndërtimi. Familja Metallari po ndërtonte një mur brenda oborrit të shtëpisë. Babai qortoi të birin, dhe ky mori pistoletën e babait dhe qëlloi mbi të dy prindërit.

Historia tragjike u mbyll sot, pas 11 ditësh, ku dha shpirt edhe nëna Nurie, e cila ndodhej në spital duke luftuar kundër plagëve të marra.

Veritas.com.al/