Peshkarexha është mbytur gjatë natës në ujërat në afërsi të ishullit të Sazanit. 4 peshkatarët vlonajtë kanë mbetur në mëshirë të fatit dhe të natës.

Pasi peshkarexha e tyre u përmbyt për shkak të një avarie, e vetmja gjë ku ata mund të mbaheshin për të shpëtuar jetët e tyre ishin disa copa ‘ bukpeshku’  që t’i kthenin në ‘varka’.

Që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ata kanë mundur t’i bëjnë ballë ujit të ftohtë në mes të detit dhe një errësire të plotë. Në orët e para të mëngjesit, pasi po humbnin çdo shpresë për të mbijetuar, një traget i linjës Vlorë-Brindizi, mundi t’i perceptonte.

Menjëherë u mundësua një varkë shpëtimi e peshkatarët morën ndihmën e parë. Policia gjithashtu po merret me hetimin e incidentit.

Veritas.com.al/