Senatori për një kohë të gjatë, John McCain (R-AZ), i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 81-vjeçare, vdiq nga i njëjti kancer si kolegu i tij Sen. Ted Kennedy (D-MA) nëntë vjet më parë.

Senatori i fundit i Arizonës vdiq në moshën 81 vjeçare nga një forme agresive e kancerit të trurit të quajtur glioblastoma më 25 gusht 2018, -nëntë vjet pasi Kennedy vdiq nga i njëjti kancer në 25 gusht 2009, në moshën 77 vjeçare.

Edhe pse McCain dhe Kennedy ishin në anët e kundërta të spektrit ideologjik, ata kishin një miqësi të ngushtë.
“Ted Kennedy kishte këtë mënyrë unike për tu ndeshur dorë  me dore në fushën e Senatit,” tha McCain në një intervistë të CNN pas vdekjes së Kennedy në 2009.

“Sapo ndalonim mbajtjen  e fjalimit tonë, ai vinte dhe të vendoste krahun në qafë – dhe i bënte të gjithë të kuptonin se kemi dallimet tona politike, por personalisht ne mund të jemi miq dhe mund të punojmë së bashku si kolegë dhe miq për te mirën e vendit, “shtoi ai.

Kur e veja e Kennedit dëgjoi për vdekjen e McCain të shtunën, ajo lëshoi një deklaratë duke i bërë jehonë fjalëve të mira të McCain:

“Sonte ne kemi humbur një patriot te pa kompromis dhe një njeri me guxim të pafund. Njohja me John McCain ishte një nga privilegjet më të mëdha të jetës sime, dhe unë e di që burri im i ndjerë Ted ndjeu të njëjtën gjë. “Deklarata e @VickiKennedyMA mbi vdekjen e senatorit John McCain.

Kennedy shërbeu nje karrierë 47-vjeçare si senator i SHBA i Massachusetts, duke marrë detyrën në nëntor 1962 dhe duke shërbyer deri në vdekjen e tij në Gusht 2009. McCain kishte një karrierë 31-vjeçare si senator i Arizones, duke marrë detyrën në janar 1987 dhe duke shërbyer deri ne vdekjen e tij në Gusht 2018.

Veritas.com.al/